Irani paralajmëron Trump: Zgjidh mes operacionit të pamundur dhe marrëveshjes së keqe
Njësia e inteligjencës e Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj presidentit amerikan Donald Trump, në lidhje me zhvillimet e fundit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas deklaratës, Trump po shqyrton një plan paqeje prej 14 pikash të propozuar nga Teherani, ndërsa theksohet se opsionet për SHBA-në janë të kufizuara. Në reagimin e saj, IRGC shprehet se presidenti amerikan duhet të zgjedhë mes një ndërhyrjeje ushtarake që e cilëson të parealizueshme dhe një marrëveshjeje që, sipas tyre, nuk do të ishte në favor të SHBA-së. “Trump duhet të zgjedhë mes një operacioni ushtarak të pamundur ose një marrëveshjeje të keqe me Republikën Islamike të Iranit,” thuhet në deklaratë. Deklarata përmend gjithashtu afatin e vendosur nga Irani lidhur me...
Burimi:
top-channel.tv