Irani ndryshon strategjinë detare, urdhri i ri që kthen Hormuzin në një ‘minë me sahat’ për flotën ndërkombëtare

Irani ndryshon strategjinë detare, urdhri i ri që kthen Hormuzin në një ‘minë me sahat’ për flotën ndërkombëtare

Irani po përpiqet të forcojë kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit duke vendosur rregulla të reja për të gjitha anijet që kalojnë në një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë. Sipas një dokumenti të siguruar nga CNN, Teherani tashmë kërkon që kompanitë detare të plotësojnë një formular të posaçëm dhe të marrin miratim nga autoritetet iraniane përpara tranzitit nëpër ngushticë. Dokumenti është lëshuar nga Autoriteti i sapokrijuar i Ngushticës së Gjirit Persik (PGSA) dhe përfshin mbi 40 pyetje për anijet, duke kërkuar të dhëna të detajuara mbi pronësinë, ekuipazhin, ngarkesën dhe itinerarin. Autoritetet iraniane paralajmërojnë se çdo informacion i pasaktë mund të sjellë pasoja serioze për anijet që kërkojnë kalim të sigurt. Kjo lëvizje vjen në një moment tensionesh të larta mes Iranit, SHBA-së...