Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Irani ka bërë me dije se po mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të arritur së fundmi. Sipas deklaratës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), “ngushtica është mbyllur për të gjitha anijet”, ndërsa Teherani pretendon se veprimet e SHBA-ve dhe Izraelit kanë cenuar kushtet e armëpushimit. Autoritetet iraniane lëshuan gjithashtu një paralajmërim të fortë për trafikun detar në zonë. Marina iraniane u bëri thirrje të gjitha anijeve të shmangin kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se “siguria e tyre do të rrezikohet” nëse i afrohen korridorit strategjik detar. Zhvillimi vjen vetëm pak ditë pasi Uashingtoni dhe Teherani nënshkruan një marrëveshje me 14 pika, e cila synon t’i japë fund konfliktit dhe të vendosë...