Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit
Autoriteti i ri detar iranian konfirmoi “mbylljen e plotë” të Ngushticës së Hormuzit “deri në një njoftim të ri”, pasi Garda Revolucionare kishte njoftuar këtë vendim gjatë natës. “Për shkak të tensioneve të shkaktuara nga agresioni i forcave amerikane në rajon dhe njoftimit të bërë mbrëmë nga forcat e armatosura iraniane, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të ri”, deklaroi Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik në një komunikatë të publikuar në rrjetin social X. Për të dytën natë radhazi ushtritë e SHBA dhe Iranit sulmuan objektiva në shtete të ndryshme të rajonit. Komanda Qëndrore amerikane njoftoi rreth mesnatës së të mërkurës se nisi sulme në Iran. Objektivat kryesore ishin në qytete dhe provinca në Ngushticën e Hormuzit ky u synuan radarët...
Burimi:
vizionplus.tv