Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet

Irani ka njoftuar mbylljen e plotë të Ngushticës së Hormuzit për të gjitha llojet e anijeve, duke paralajmëruar se çdo mjet lundrues që përpiqet të kalojë përmes kësaj rruge strategjike do të konsiderohet objektiv ushtarak. Vendimi u bë publik nga Shtabi Qendror Khatam al-Anbiya, komanda e lartë ushtarake iraniane, pas një vale të re sulmesh amerikane ndaj objektivave në territorin iranian. Sipas deklaratës, ngushtica është mbyllur për të gjitha anijet, përfshirë cisternat e naftës dhe anijet tregtare, për shkak të situatës së sigurisë në rajon. “Çdo anije që tenton të kalojë përmes Ngushticës së Hormuzit do të jetë shënjestër”, thuhet në deklaratën e cituar nga mediat iraniane. Garda Revolucionare Islamike (IRGC) konfirmoi vendimin dhe paralajmëroi se masa do të mbetet në fuqi deri në një...