Irani konfirmon se po shqyrton ende propozimin e SHBA për t’i dhënë fund luftës
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei ka theksuar se propozimi i SHBA-së për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme është ende duke u vlerësuar. “Lidhur me negociatat, propozimi i SHBA-së është ende duke u vlerësuar. Sapo të arrihet një përfundim, padyshim që do ta shpallim atë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, për agjencinë iraniane të lajmeve Tasnim. Lidhur me shkeljet e mundshme të armëpushimit, Baghaei deklaroi se Teherani mbetet “nominalisht në një situatë armëpushimi”, duke shtuar se forcat e armatosura të vendit po monitorojnë nga afër zhvillimet.
Burimi:
javanews.al