Irani konfirmon bisedimet direkte, Ajatollahu mbështet negociatat ballë për ballë me SHBA-në
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, ka ofruar mbështetjen e tij zyrtare për zhvillimin e negociatave të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mesazhi është bërë i ditur të enjten vonë përmes një deklarate zyrtare të lexuar në median shtetërore iraniane. Ky qëndrim shënon reagimin e parë publik të Khameneit në lidhje me marrëveshjen e arritur së fundmi midis Teheranit dhe Uashingtonit, e cila synon përfundimin e armiqësive mes dy vendeve. Pavarësisht dhënies së dritës jeshile për procesin diplomatik, udhëheqësi suprem iranian saktësoi se bisedimet nuk do të thonë lëshim pozicionesh strategjike përballë palës tjetër. “Është e qartë se negociatat ballë për ballë që do të zhvillohen në të ardhmen nuk do të nënkuptojnë pranimin e mendimit të armikut”, deklaroi ai në mesazhin...
Burimi:
javanews.al