Irani: Kemi vrarë 650 ushtarë amerikanë, është e pritshme që Trump të fshehë shifrat

Irani: Kemi vrarë 650 ushtarë amerikanë, është e pritshme që Trump të fshehë shifrat

Bota E Martë, 3 Mars 2026 11:11 Zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) deklaroi sot se 650 ushtarë amerikanë janë vrarë ose plagosur gjatë dy ditëve të para të operacionit të quajtur “Premtimi i Vërtetë 4”, në kuadër të përshkallëzimit të fundit ushtarak në rajon. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, gjeneral Ali-Mohammad Naeini, zëdhënës i IRGC-së, tha se shifrat janë rezultat i “monitorimit informativ dhe pranisë në terrenin e betejës”. Ai shtoi se, sipas vlerësimit iranian, vetëm në një rast – gjatë një sulmi ndaj një objekti ushtarak amerikan në Bahrein – 160 ushtarë amerikanë janë vrarë ose plagosur. Naeini deklaroi se është e pritshme që Trump dhe Shtetet e Bashkuara t’i mohojnë këto pretendime dhe të mbajnë shifrat të fshehta. Zëdhënësi...