Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-ve për paqe, Pezeshkian: Dialogu nuk është dorëzim para armikut

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-ve për paqe, Pezeshkian: Dialogu nuk është dorëzim para armikut

Foto ilustruese IRAN- Irani i është përgjigjur sot propozimit të SHBA-së për paqe, sipas mediave shtetërore iraniane. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian reagoi me një deklaratë të shkurtër në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se komenti i tij lidhej me këtë zhvillim diplomatik. “Ne nuk do të përkulemi kurrë para armikut. Nëse do të ketë dialog apo negociata, kjo nuk do të thotë dorëzim apo tërheqje. Përkundrazi, synimi ynë është mbrojtja e të drejtave të popullit iranian dhe e interesave kombëtare me vendosmëri të plotë”,- deklaroi ai. Agjencia shtetërore iraniane IRNA raportoi se në këtë fazë negociatat pritet të fokusohen fillimisht në përfundimin e luftës. Megjithatë, ende nuk janë bërë publike detaje konkrete mbi përmbajtjen e përgjigjes që Teherani i ka kthyer Uashingtonit. Sipas raportimeve, plani...