Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së, fokusi është te mbyllja e konfliktit

Irani i përgjigjet propozimit të SHBA-së, fokusi është te mbyllja e konfliktit

Irani thotë se i është përgjigjur listës pesë pikëshe të paraqitur nga SHBA-ja më herët, ku regjimit të ajatollahëve i kërkohej të mbante vetëm një site bërthamor dhe të transferonte rezervat e uraniumit të pasuruar tek Shtetet e Bashkuara. Republika Islamike deklaroi tani se i ka dorëzuar palës amerikanë përmes Pakistanit një propozim të ri me 14 pika, i fokusuar kryesisht në mbylljen e luftës, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, e cituar nga një burim i afërt me negociatat. Teherani pretendon se shkëmbimet po vazhdojnë përmes ndërmjetësuesve pakistanez duke mbrojtur kërkesat e tij, përfshirë zhbllokimin e pasurive të ngrira jashtë vendit dhe heqjen e sanksioneve të gjatë. Po ashtu, Teherani kërkon dëmshpërblim për dëmet e luftës, duke e cilësuar konfliktin “të paligjshëm dhe të...