Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri për t’i dhënë fund luftës
Irani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara të Amerikës një propozim të ri për t’i dhënë fund konfliktit në vazhdim, sipas agjencisë iraniane IRNA. Sipas burimit, “Republika Islamike i dorëzoi të enjten në mbrëmje Pakistanit propozimin”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e tij. Ky zhvillim vjen në një moment kur negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit duket se kanë ngecur, pa progres të dukshëm drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Edhe pse më 8 prill palët ranë dakord për një armëpushim, bisedimet vijojnë me synimin për një zgjidhje afatgjatë që do të garantonte stabilitetin në rajon. Një raund i vetëm bisedimesh u mbajt më 11 prill në Pakistan, por përfundoi pa rezultat. Ndërkohë, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur nga forcat iraniane, ndërsa SHBA vazhdon bllokadën...
Burimi:
vizionplus.tv