Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do të kryhet ekskluzivisht nga Teherani

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do të kryhet ekskluzivisht nga Teherani

Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron lidhur me çminimin e Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se çdo operacion i tillë do të kryhet ekskluzivisht nga Teherani. Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, deklaroi në platformën X se çminimi i ngushticës do të zhvillohet në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Ai kritikoi komentet e Macron, sipas të cilave Franca dhe Omani do të bashkëpunojnë me partnerët e tyre për të hequr minat dhe për të garantuar lirinë e lundrimit në këtë korridor strategjik. Gharibabadi e cilësoi situatën në Lindjen e Mesme si të ndjeshme dhe të ndërlikuar, duke i bërë thirrje Francës të mos e përshkallëzojë më tej tensionin me deklarata që, sipas tij, janë...