Inteligjenca iraniane sinjalizon gatishmëri për bisedime për t’i dhënë fund luftës, zyrtarët amerikanë: Nuk ka negociata aktive
Inteligjenca iraniane i ka përcjellë Shteteve të Bashkuara sinjale indirekte se Teherani mund të jetë i gatshëm të hapë bisedime për t’i dhënë fund luftës, sipas burimeve të njohura me mesazhet. Megjithatë, zyrtarët amerikanë këmbëngulin se nuk ka negociata në zhvillim dhe se një “dalje” diplomatike nuk pritet në afat të shkurtër. Sipas raportimeve të para nga The New York Times, mesazhet janë përcjellë drejt CIA përmes një vendi të tretë. Por deri tani, kanali nuk ka prodhuar diskutime serioze për përfundimin e konfliktit. Në vend të kësaj, administrata amerikane ka sinjalizuar hyrjen në një fazë më intensive të operacionit të përbashkët me Izraelin për të degraduar programin raketor të Iranit dhe për të parandaluar pajisjen e tij me armë bërthamore. Sekretari i Mbrojtjes, Pete...
Burimi:
top-channel.tv