Indonezia përgatitet të dërgojë deri në 8 mijë trupa në Gaza, paqeruajtësit pjesë e planit të Trump për Lindjen e Mesme
Indonezia ka njoftuar se po përgatitet të dërgojë deri në 8,000 trupa në Rripin e Gazës, në kuadër të një force ndërkombëtare stabilizimi të parashikuar në fazën e dytë të planit të paqes të presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme. Lajmi u konfirmua nga shefi i Shtabit të Ushtrisë indoneziane, gjenerali Maruli Simanjuntak, i cili tha se po trajnohen njësi që mund të shërbejnë si paqeruajtëse, kryesisht në fushat e inxhinierisë dhe shëndetësisë. Sipas tij, bëhet fjalë për një brigadë ushtarake me 5,000 deri në 8,000 trupa, por theksoi se gjithçka mbetet ende në fazë negociatash dhe numri përfundimtar nuk është vendosur. Nëse realizohet, kjo do të ishte hera e parë që nga viti 1967 që trupa të huaja do të vendosen në...
Burimi:
top-channel.tv