Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Një 28-vjeçare e huaj është kallëzuar penalisht në Firence, pasi u ngjit mbi shatërvanin historik të “Biancone” në Piazza della Signoria, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, kur e reja hyri në shatërvanin e njohur, vepër e skulptorit Bartolomeo Ammannati, duke kapërcyer pengesat mbrojtëse. Për të shmangur ujin, ajo u ngjit mbi elementët dekorativë të monumentit, duke e përdorur strukturën si mbështetje. Sipas dëshmisë së saj para Policisë Bashkiake, veprimi ishte pjesë e një sfide paramartesore. Megjithatë, ajo u pikas menjëherë nga agjentët, të cilët ndërhynë dhe e nxorën nga shatërvani. Pas një inspektimi nga specialistët e Fabbrica di Palazzo Vecchio, u konstatuan dëmtime të vogla, por të rëndësishme, në disa pjesë të monumentit, përfshirë elementë dekorativë ku ajo ishte...