Imazhe të reja mbresëlënëse të Tokës dhe Hënës, NASA publikon të gjitha fotot nga misioni Artemis II
NASA ka publikuar më shumë se 12,000 fotografi nga misioni historik Artemis II, duke i ofruar publikut akses të plotë dhe falas në një arkiv të gjerë vizual që dokumenton udhëtimin drejt Hënës dhe momentet kryesore të misionit. Imazhet janë të disponueshme në rezolucion të lartë në faqen zyrtare të agjencisë dhe përfshijnë pamje të Tokës nga hapësira, faza të ndryshme të fluturimit dhe detaje nga eksplorimi hapësinor.Misioni Artemis II shënon një etapë të rëndësishme për NASA-n, pasi përfaqëson rikthimin e pranisë njerëzore pranë Hënës për herë të parë që nga vitet 1970.Fotot e publikuara kanë jo vetëm vlerë shkencore, por edhe estetike, duke sjellë për publikun një pasqyrë të rrallë të një prej misioneve më të rëndësishme moderne të eksplorimit hapësinor. Materiali vizual është...
Burimi:
top-channel.tv