Ikën Starmer, vjen Burnham! Kryeministri në largim: Nuk dështova, jam krenar për punën e bërë
Andy Burnham ka marrë drejtimin e qeverisë britanike, duke u bërë kryeministri i shtatë i Mbretërisë së Bashkuar në vetëm një dekadë. Kryeministri në largim, Keir Starmer mbajti fjalimin e tij të fundit jashtë selisë së qeverisë në “Downing Street”, ku deklaroi se mandati i tij kishte përfunduar. “Ishte privilegji i jetës sime të shërbeja si kryeministër i këtij vendi. Largohem me mirësjellje dhe me një buzëqeshje, krenar për punën që kemi bërë. Pavarësisht gjithë fokusit tek individët, politika do të jetë gjithmonë një sport ekipor dhe ndryshimet që kemi sjellë për vendin dhe partinë tonë u përkasin të gjithë atyre që kanë luftuar për to”, tha Starmer. Starmer tha se largohej me bindjen se vendi ishte më i fortë se në momentin kur ai...
Burimi:
vizionplus.tv