IDF shkatërron tunelin mbi 140 metra të Hezbollahut në jug të Libanit, përdor 24 ton eksplozivë

IDF shkatërron tunelin mbi 140 metra të Hezbollahut në jug të Libanit, përdor 24 ton eksplozivë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se kanë shkatërruar një tunel nëntokësor të Hezbollahut me gjatësi mbi 140 metra, në një operacion të zhvilluar në jug të Libanit. Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është kryer mëngjesin e së enjtes nga forcat e Brigadës 226 të Komandës së Operacioneve Speciale dhe njësia inxhinierike elitare Yahalom, nën drejtimin e Divizionit 146. Për shkatërrimin e tunelit janë përdorur më shumë se 24 ton eksplozivë. Tuneli ndodhej në zonën Ras Bintha dhe sipas IDF-së, brenda tij janë zbuluar ambiente të përdorura për qëndrim dhe organizim, boshte operative si dhe një sasi e konsiderueshme armësh. Autoritetet ushtarake izraelite theksojnë se struktura është përdorur së fundmi nga anëtarë të Hezbollahut për të avancuar plane të karakterit ushtarak. Po...