I vëllai përmendet në dosjet e çështjes ‘Epstein’, Mbreti Charles injoron pyetjet e gazetarëve për Dukën Andrew

I vëllai përmendet në dosjet e çështjes ‘Epstein’, Mbreti Charles injoron pyetjet e gazetarëve për Dukën Andrew

Mbreti Charles III ka injoruar pyetjet lidhur me publikimin e dokumenteve të reja të çështjes Jeffrey Epstein, ku përmendet vëllai i tij, ish-Princi Andrew, gjatë një vizite publike në Dedham, në Essex. Një gazetar i drejtoi Mbretit një pyetje për dosjet Epstein, teksa ai përshëndeste qytetarët, por Mbreti nuk reagoi. Më herët, Mbreti dhe Mbretëresha zhvilluan disa angazhime në fshat, përfshirë takime me vendasit në një pub dhe një shëtitje përgjatë rrugës kryesore. Vëllai i Mbretit, Princi Andrew, përmendet sërish në publikimin e fundit të dosjeve Epstein. Megjithatë, përfshirja në këto dokumente nuk përbën provë për shkelje. Princi Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë që lidhet me krimet e Epstein. Shikoni videon këtu:  Top Channel