I shpërtheu automjeti ndërkohë që po shkonte në shtëpi, ekzekutohet zyrtari i lartë i ushtrisë ruse pranë Moskës

I shpërtheu automjeti ndërkohë që po shkonte në shtëpi, ekzekutohet zyrtari i lartë i ushtrisë ruse pranë Moskës

Një zyrtar i lartë i ushtrisë ruse ka humbur jetën pas një shpërthimi me bombë në automjetin e tij pranë Moskës, sipas raportimeve të mediave ruse. Viktima është koloneli 57-vjeçar Damir Davydov, drejtues i Drejtorisë së Furnizimit me Municione të Artilerisë dhe Raketave në ushtrinë ruse. Sipas burimeve, një mjet shpërthyes i vendosur poshtë automjetit të tij tip BMW shpërtheu rreth orës 05:30 të mëngjesit, ndërsa ai po udhëtonte pranë banesës së tij në qytetin Balashikha, shkruan Guardian. Pamjet e publikuara nga media pranë Kremlinit tregojnë momentin kur automjeti përfshihet nga flakët dhe përplaset me një makinë të parkuar. Kalimtarët kanë nxituar për të nxjerrë kolonelin nga automjeti i shkatërruar, por ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Një dëshmitar që tentoi ta ndihmonte...