I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura rekord
Shërbimi meteorologjik Severe Ëeather Europe ka paralajmëruar se një “kupolë nxehtësie” po zhvillohet mbi pjesën më të madhe të Evropës, duke sjellë temperatura rekord për këtë periudhë të vitit. Sipas parashikimeve, në shumë rajone temperaturat pritet të rriten deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren sezonale. Më të goditura do të jenë Spanja dhe Portugalia, ku termometri mund të arrijë nga 35 deri në 39 gradë Celsius. Masa e nxehtë ajrore që vjen nga Afrika Veriore do të zgjerohet gradualisht drejt veriut dhe lindjes së kontinentit, duke përfshirë edhe Britaninë, Francën dhe pjesë të Evropës Qendrore, ku temperaturat e pasdites do të luhaten nga 25 deri në 29 gradë Celsius. Meteorologët theksojnë se temperaturat e fundmajit mund të jenë deri në 15 gradë më të...
Burimi:
vizionplus.tv