I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin

I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin

Holanda përballet zyrtarisht me mungesë uji, njoftoi Ministria e Infrastrukturës dhe Menaxhimit të Ujërave, duke sinjalizuar në këtë mënyrë përkeqësimin e situatës si pasojë e thatësirës dhe temperaturave të larta. Komiteti Kombëtar për Koordinimin e Shpërndarjes së Ujit, LCW, rekomandoi ngritjen e alarmit në nivelin e dytë për mungesë e ujit, e për rrjedhojë, autoritetet dhe kompanitë e furnizimit po shqyrtojnë mënyra të reja për menaxhimin dhe shpërndarjen e rezervave ujore, edhe pse masat konkrete ende nuk janë bërë publike. Qeveria holandeze insistoi se furnizimi me ujë të pijshëm mbetet i qëndrueshëm, por u bën thirrje qytetarëve ta përdorin atë me kursim dhe të shmangin çdo lloj shpërdorimi. Sipas autoriteteve, pasojat e para të mungesës së ujit pritet të ndihen në transportin lumor, industri dhe...