I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese ka ardhur nga Venezuela, ku një burrë u nxor i gjallë nga rrënojat tetë ditë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin më 24 qershor. Hernán Gil u shpëtua pas një operacioni tepër të ndërlikuar, ndërsa kishte mbetur i bllokuar nën rreth 140 ton rrënoja në parkingun e një qendre tregtare në Catia La Mar. Ekipet e emergjencës arritën ta nxirrnin të gjallë më shumë se 100 orë pasi kishin vendosur kontaktin e parë me të. Në operacion morën pjesë qindra punonjës të shpëtimit nga Venezuela, Kili, Kosta Rika, El Salvadori, Meksika, Portugalia dhe Shtetet e Bashkuara. Një zjarrfikës kilian e përshkroi misionin si “operacionin më kompleks dhe teknikisht më të vështirë” të karrierës së tij raporton BBC. Për shkak të rrezikut...
Burimi:
opinion.al