“I lëshuat raketat, kaq mjafton”/ Trump thirrje Iranit: Ejani në tryezën e bisedimeve, Netanyahut do t’i kërkoj të mos kundërpërgjigjet

“I lëshuat raketat, kaq mjafton”/ Trump thirrje Iranit: Ejani në tryezën e bisedimeve, Netanyahut do t’i kërkoj të mos kundërpërgjigjet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani duhet të “kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të arrijë një marrëveshje” pas sulmeve me raketa ndaj Izraelit. “Kjo sigurisht që nuk do t’i ndihmojë negociatat,” tha Trump për Fox Neës. “Jemi shumë afër. Do të thosha se një marrëveshje do të nënshkruhej të hënën, të martën ose të mërkurën e javës që vjen. Dhe tani ndodh kjo,” u shpreh ai. “Ju i keni lëshuar raketat tuaja, mjafton kaq. Kthehuni në tryezën e bisedimeve dhe bëni një marrëveshje,” shtoi Trump. Ndërkohë, presidenti i tha gazetarit Barak Ravid të Axios se do të telefonojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe do t’i kërkojë të mos sulmojë Iranin në kundërpërgjigje. Trump gjithashtu deklaroi për Fox Neës se nuk ishte “i...