Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

Në Hungari është miratuar një ndryshim i rëndësishëm kushtetues që vendos kufizime të reja për mbajtjen e postit të kryeministrit, duke i mbyllur praktikisht rrugën një rikthimi të mundshëm të Viktor Orbán. Amendamenti, i miratuar nga parlamenti hungarez dhe i dekretuar nga Presidenti Tamás Sulyok, përcakton një limit maksimal prej tetë vitesh për ushtrimin e detyrës së kryeministrit. Duke qenë se Orbán ka udhëhequr vendin për rreth dy dekada, rregulli i ri e përjashton atë nga mundësia për të kandiduar sërish për këtë post. Ligji, i njohur jozyrtarisht si “Lex Orbán”, u miratua me shumicë të gjerë në parlament dhe më pas iu përcoll presidentit për firmë. Edhe pse Sulyok shprehu rezerva mbi ndikimin e tij në vullnetin e zgjedhësve, ai vendosi ta dekretojë ndryshimin...