Hungaria bëhet me president të ri, Parlamenti e zgjodhi me votat e partisë së kryeministrit Magyar!
Parlamenti i Hungarisë zgjodhi Andras Bacën për president, ish-kreun e Gjykatës Supreme. Ai do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit, si një hap simbolik në përpjekjen e Kryeministrit Peter Magyar për të çmontuar pushtetin e ish-kryeministrit Viktor Orban, duke ia shkarkuar presidentin e parë qe kishte vendosur ish-kryeministri. Baca u zgjodh në postin kryesisht ceremonial me votat e partisë në pushtet të qendrës së djathtë Tisza të kryeministrit Magyar. Ligjvënësit nga partia opozitare Fidesz nuk morën pjesë në votim.
Burimi:
javanews.al