Holanda vendos kushte të reja për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së
Holanda ka deklaruar se nuk janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 2 të negociatave të Malit të Zi me BE-në. Sipas diplomacisë holandeze Podgorica kërkon që qytetarëve malazezë në BE, si dhe qytetarëve të shteteve anëtare brenda Malit të Zi, t’u ofrohet qasje plotësisht e papenguar në punësim që dy vjet pas hyrjes së këtij shteti në familjen evropiane. Diplomatët nga Holanda janë të qartë në qëndrimin e tyre se kjo periudhë kalimtare nuk mund të jetë më e shkurtër se pesë deri në shtatë vjet. Në Podgoricë besojnë se arsyeja për shtyrjen e datës së Konferencës Ndërqeveritare per në muajin qershor nuk është as një bllokim i mundshëm dhe as detyrimet e paplotësuara të Malit të Zi....
Burimi:
javanews.al