Holanda mban sistemet “Patriot” dhe 300 ushtarë pranë Ukrainës për 6 muaj të tjerë

Holanda mban sistemet “Patriot” dhe 300 ushtarë pranë Ukrainës për 6 muaj të tjerë

Holanda do të mbajë sistemet e saj “Patriot” në Poloni, pasi qeveria holandeze ka njoftuar zgjatjen me gjashtë muaj, deri në dhjetor, të dislokimit të dy baterive raketore të vendosura në dhjetor 2025, së bashku me rreth 300 ushtarë holandezë. Misioni ka për qëllim mbrojtjen e qendrës logjistike që mbështet Ukrainën. “Sistemi Patriot është një sistem i rëndësishëm i mbrojtjes ajrore, por edhe i rrallë, veçanërisht duke marrë parasysh kontekstin aktual ndërkombëtar të sigurisë, të karakterizuar nga konflikte të shumta. Duke zgjatur dislokimin e Patriotëve tanë, Holanda i përgjigjet një kërkese të NATO-s dhe Polonisë. Ky vendim nënvizon mbështetjen tonë për Ukrainën dhe tregon se Holanda është e gatshme të veprojë kur NATO dhe aleatët na thërrasin”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes e Holandës, Dilan Yeşilgöz-Zegerius....