Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku i parë modern britanik që bën publike taksat e paguara
Mbreti Charles do të bëhet monarku i parë britanik në epokën moderne që do të publikojë shumën e taksave që paguan. Sipas burimeve të Pallatit Mbretëror, kjo ka qenë një vendim personal i tij. Shumat që ai ka paguar në taksa për vitin financiar 2024–2025 do të bëhen publike të enjten, raportoi BBC. Ky është një element i ri në raportet vjetore financiare të familjes mbretërore. Publikimi do të përfshijë taksat mbi të ardhurat e tij, si fitimet nga Duchy of Lancaster, investimet personale dhe të ardhurat nga pronat private të mbretit, si Sandringham House dhe Balmoral Castle. Buckingham Palace deklaroi se kjo lëvizje është pjesë e një përpjekjeje për modernizim dhe rritje të transparencës. Vendimi vjen pas kërkesave për më shumë transparencë mbi financat...
Burimi:
vizionplus.tv