Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA me Izraelin
Hezbollahu ka refuzuar armëpushimin e mbështetur nga SHBA-ja me Izraelin. Në një deklaratë, grupi thotë se e kishte “informuar zyrtarisht presidentin libanez Joseph Aoun për refuzimin e marrëveshjes, duke këmbëngulur se çdo marrëveshje e pranueshme duhet të fillojë me një tërheqje të plotë izraelite nga i gjithë territori libanez”. Hezbollahu shton se gjithashtu “e konsideron kthimin e banorëve të zhvendosur, përpjekjet e rindërtimit dhe lirimin e të burgosurve libanezë” si “kushte thelbësore për çdo marrëveshje të ardhshme”. Grupi militant i mbështetur nga Irani nuk ishte pjesë e bisedimeve për të rënë dakord për armëpushimin. Ishte raportuar se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për “zbatimin e një armëpushimi”, por kjo varet nga “një ndërprerje e plotë” e zjarrit të Hezbollahut dhe largimin e të gjithë...
Burimi:
opinion.al