Hetimi i BBC nxjerr “zbuluar” skemën e kontrabandës së emigrantëve: Bizneset britanike përdoren për pagesat e kalimeve me gomone
Një hetim i gjerë i BBC-së ka zbuluar se rrjete të kontrabandës së emigrantëve po përdorin biznese të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar për të menaxhuar pagesat e kalimeve ilegale me gomone përmes Kanalit Anglez. Hetimi hedh dritë mbi mënyrën se si funksionon infrastruktura financiare e këtyre grupeve kriminale dhe si fondet e emigrantëve kalojnë përmes kompanive dhe individëve të ndryshëm përpara se të mbërrijnë tek kontrabandistët. Gazetarët e BBC-së, përmes një operacioni të fshehtë që zgjati tre muaj, dokumentuan takime me kontrabandistë në veri të Francës dhe me persona të lidhur me ta në Londër. Sipas raportimit, emigrantëve u ofrohej mundësia të paguanin mijëra paund për kalimin drejt Britanisë duke përdorur llogari bankare të kompanive britanike ose duke dorëzuar para cash në biznese që...
Burimi:
top-channel.tv