Hegseth: Afati për të kërkuar miratimin për luftën me Iranin është pezulluar
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se afati ligjor 60-ditor për të kërkuar miratimin e Kongresit për operacionet ushtarake kundër Iranit është “ndalur”, për shkak të armëpushimit në fuqi. Duke folur para Senatit, Hegseth argumentoi se pezullimi i luftimeve ndikon edhe në interpretimin e afatit kohor të përcaktuar nga ligji amerikan. “Jemi në një armëpushim dhe kjo, sipas kuptimit tonë, do të thotë se ora 60-ditore ndalet”, u shpreh ai. Megjithatë, kjo pikëpamje u kundërshtua nga senatori demokrat Tim Kaine, i cili paralajmëroi për pasoja ligjore. “Nuk besoj se ligji e mbështet këtë interpretim. Afati mund të përfundojë shumë shpejt dhe kjo do të krijojë një çështje serioze për administratën”, tha ai. Sipas ligjit amerikan War Powers Resolution, presidenti duhet të ndërpresë përdorimin e forcave të armatosura...
Burimi:
vizionplus.tv