Hakmerret Irani, godet forcat amerikane në tre shtete
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) njoftoi se ka lëshuar raketa dhe dronë kundër objektivave amerikane në Lindjen e Mesme të mërkurën në mëngjes, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore amerikane ndaj Iranit. Sulmet amerikane erdhën pas rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë amerikane, për të cilin zyrtarët amerikanë pretendojnë se u godit nga një dron iranian. Sipas IRGC-së, objektivat e sulmit iranian përfshinin një bazë ushtarake amerikane në Jordani dhe selinë e Flotës së Pestë të SHBA-së në Bahrein. Ushtria jordaneze raportoi se kishte interceptuar pesë raketa iraniane, ndërsa në Bahrein pamje të gjeolokuara nga media ndërkombëtare duket se tregojnë një shpërthim pranë një objekti ushtarak amerikan. Alarmet e sigurisë u aktivizuan edhe në Kuvajt, ku autoritetet njoftuan se po interceptonin “objektiva ajrore...
Burimi:
javanews.al