Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka deklaruar se prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) ka kërkuar fshehurazi një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, teksa paralajmëroi kundërmasa të ashpra ndaj Autoritetit Palestinez. Në një deklaratë publike, Smotrich tha se kishte urdhëruar evakuimin e fshatit beduin palestinez Khan al-Ahmar në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke e cilësuar këtë si pjesë të “luftës” kundër Autoritetit Palestinez. “Autoriteti Palestinez ka nisur një luftë dhe do të marrë një luftë”, deklaroi ai, duke akuzuar palestinezët për mbështetje të procedurave ligjore ndërkombëtare lidhur me luftën në Gaza. Sipas Smotrich, kërkesa për urdhër-arrest ndaj tij është bërë në mënyrë konfidenciale nga prokurori i ICC-së, megjithëse ai nuk dha detaje mbi burimin e informacionit apo arsyet konkrete të hetimit. Zyra e prokurorit të...