Gruevski merr shtetësinë hungareze nga Orban, ekstradimi në Maqedoninë e Veriut bëhet pothuajse i pamundur
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, ka marrë shtetësinë hungareze që në vitin 2022, katër vjet pasi u arratis në Hungari, një zhvillim që mediat hungareze thonë se e bën pothuajse të pamundur ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut. Lajmi u raportua nga portali investigativ “VSquare”, duke cituar burime në qeverinë hungareze. Sipas raportit, Gruevskit iu dha shtetësia hungareze për shkak të “interesit të shtetit hungarez” dhe besohet se vazhdon të jetojë në Budapest. Çështja e qëndrimit të Nikola Gruevskit në Hungari u rikthye në qendër të vëmendjes kohët e fundit, kur kryeministri i ri hungarez, Peter Magyar, deklaroi se vendi i tij nuk do të bëhej një “strehë për kriminelët”, duke iu referuar ish-ministrit polak të Drejtësisë, ish-zëvendësministrit të Drejtësisë të të...
Burimi:
javanews.al