No Image Available

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

Deklaratat e Donald Trump në Davos, sipas të cilave Groenlanda ka qenë dikur territor amerikan, kanë ringjallur një debat të vjetër, por të mbushur me keqinterpretime historike. Në realitet, sovraniteti i Danimarkës mbi ishullin më të madh në botë nuk është vënë kurrë seriozisht në diskutim nga Shtetet e Bashkuara, pavarësisht pranisë së tyre ushtarake gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Trump pretendoi se, pasi Danimarka u mposht nga Gjermania naziste brenda pak orësh, SHBA-të u detyruan të dërgonin trupa në Groenlandë dhe se pas përfundimit të luftës ia kthyen ishullin Kopenhagenit, një veprim që ai e quajti “budallallëk”. Por faktet historike tregojnë një histori tjetër. Në prill të vitit 1941, kur SHBA-të ishin ende zyrtarisht neutrale, Uashingtoni nënshkroi një “marrëveshje mbrojtjeje” për Groenlandën,...