Greqia njofton shpërblim për kapjen e peshkut sferik invaziv
Ministria greke e Zhvillimit Rural dhe e Ushqimit njoftoi se do të ofrojë shpërblim financiar për kapjen e peshkut sferik. Oferta për kapjen e këtij peshku invaziv vlen për peshkatarët profesionistë rreth Kretës dhe në jug të Detit Egje. Për çdo kilogram të kësaj specieje invazive do të paguhen 5,33 euro. Shoqatat e peshkatarëve e përshëndetën këtë program, pasi ky peshk ua vështirëson ndjeshëm punën peshkatarëve dhe po shkakton edhe çrregullime në ekosistemin detar. Sipas Qendrës greke për Kërkime Detare (HCMR) kjo specie përshtatet shumë ndaj mjediseve të ndryshme dhe ka pak grabitqarë natyrorë, gjë që favorizon përhapjen e saj. Po ashtu peshku sferik shumohet me shpejtësi duke zhvendosur dhe kërcënuar speciet vendase. Sipas Qendrës greke për Kërkime Detare (HCMR) peshku sferik përshtatet shumë ndaj...
Burimi:
syri.net