Greqi, ishujt në flakë/ Zjarret në Kretë, Paros dhe Lesbos. Digjen disa shtëpi, evakuohen banorët
Greqia vijon të luftojë me zjarret masive, ndërsa autoritetet po përballen me disa vatra të mëdha zjarri në pjesë të ndryshme të vendit. Situata më kritike paraqitet në ishullin e Kretës, Paros, Lesbos dhe në zonën e Porto Germenos, ku temperaturat e larta dhe erërat e forta po favorizojnë përhapjen e flakëve. Zjarret kanë shkaktuar viktima mes forcave zjarrfikëse, dëme në banesa dhe sipërfaqe të mëdha bujqësore, ndërsa qindra banorë dhe turistë janë evakuuar nga zonat e rrezikuara. Përballë situatës së rënduar, mbi 200 zjarrfikës, të mbështetur nga mjete ajrore, vullnetarë dhe ekipe të Bashkimit Evropian, vijojnë operacionet për izolimin e vatrave më të mëdha. Në Porto Germeno, një nga frontet më problematike, flakët kanë depërtuar në zonat e banuara. Tetëmbëdhjetë avionë dhe shtatë helikopterë...
Burimi:
javanews.al