Greqi/ Arrestohet palestinezi 37-vjeçar, planifikoi sulm ndaj një anijeje turistike izraelite

Greqi/ Arrestohet palestinezi 37-vjeçar, planifikoi sulm ndaj një anijeje turistike izraelite

37-vjeçari palestinez kishte jetuar në Greqi për dy vjet dhe kishte punuar sezonalisht në një hotel - Crown Iris ishte një objektiv i mundshëm. Një palestinez 37 -vjeçar, anëtar i organizatës terroriste Hamas, i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës, më 6 qershor, në Kretë, ishte gati të sulmonte një anije turistike që do të mbërrinte në Greqi. Shënjestra e tij ishte anija turistike Crown Iris, e cila po lundron në Mesdhe dhe do të mbërrinte në Kretë të martën e ardhshme. Sipas informacioneve, kjo anije turistike i përket interesave izraelite. I arrestuari kishte mbërritur në Greqi rreth dy vjet më parë nga Gaza dhe madje i ishte dhënë azil. Megjithatë, që nga momenti që autoritetet policore greke u vunë në dijeni të pranisë...