Grabitje spektakolare në vilën e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro!
Një grabitje e planifikuar në detaje është regjistruar në një vilë në pronësi të familjes së tenorit të njohur italian Andrea Bocelli në Forte dei Marmi, në zonën e Lucca-s, Itali. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, mes të premtes 26 dhe të shtunës 27 qershor, ndërsa vila aktualisht ishte dhënë me qira për një familje amerikane që po kalonte pushimet në Versilia. Sipas hetimeve të para, hajdutët kanë vepruar mes orës 21:00 dhe mesnatës, në momentin kur familja që qëndronte në vilë kishte dalë për darkë. Pasi kanë hyrë brenda banesës, autorët kanë kontrolluar dhomat dhe kanë marrë një sasi të madhe sendesh me vlerë, përfshirë bizhuteri, orë luksoze, para cash dhe çanta të markave të shtrenjta. Vlera e saktë e dëmit ende nuk është...
Burimi:
javanews.al