GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit
Në Gjirin e Omanit janë grumbulluar anije të mëdha me kontejnerë dhe tankerë nafte që po presin të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo është një zonë shumë e rëndësishme detare ku kalon rreth një e katërta e naftës që furnizon botën. Ngushtica ndodhet mes gadishullit Arabik dhe brigjeve të Iranit, në një distancë shumë të ngushtë, më pak se 33 kilometra. Që nga fillimi i konfliktit, Irani po përdor ndërhyrje elektronike për të prishur sinjalet GPS dhe sistemet e identifikimit të anijeve. Kjo bën që radarët të tregojnë vendndodhje të gabuara dhe rrit rrezikun e aksidenteve. Sipas të dhënave detare, janë regjistruar mbi 3 mijë e 500 ndërhyrje të tilla, shkruan La Republicca. Normalisht nga Hormuzi kalojnë rreth 100 anije në ditë dhe transportohen rreth...
Burimi:
javanews.al