Google vendos kufij për videot me AI në YouTube, përmbajtja do të etiketohet qartë

Google vendos kufij për videot me AI në YouTube, përmbajtja do të etiketohet qartë

“Vala” e videove të krijuara me inteligjencë artificiale ka pushtuar prej muajsh YouTube, me përmbajtje të mbushur me zëra artificialë, prezantues të rremë, tituj dramatikë dhe imazhe që duken reale, por që nuk janë. Tashmë, Google duket se po ndërmerr hapa konkretë për të vendosur më shumë transparencë në platformë. Kompania ka njoftuar ndryshime të reja që synojnë ta bëjnë më të qartë për përdoruesit kur një video është krijuar ose modifikuar me inteligjencë artificiale. Sipas rregullave të reja, treguesit për përdorimin e AI nuk do të fshihen më në seksionin e përshkrimit, por do të shfaqen drejtpërdrejt poshtë videos. Ndërkohë, në videot e shkurtra, njoftimi do të vendoset në pjesën e sipërme të ekranit. Masa vjen si përgjigje ndaj rritjes së përmbajtjes me cilësi të...