Goditja më vdekjeprurëse ndaj një mjeti tregtar në Detin e Zi/ Shkon në 10 numri i të vdekurve në Odesa
Numri i viktimave nga sulmi rus ndaj një anijeje mallrash në brigjet e Odesës ka shkuar në 10 persona. Anija me flamur të Guinesë-Bisau u godit të dielën nga raketa ruse lundruese, duke shkaktuar një zjarr të madh në bord. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, sulmi goditi anijen “Golden Leo”, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijoi gjatë gjithë natës. Autoriteti Portual i Ukrainës njoftoi se deri të hënën në mëngjes kishin humbur jetën nëntë anëtarë të ekuipazhit, si dhe një pilot i portit. Rajoni i Odesës është kthyer në një nga objektivat kryesore të sulmeve ruse gjatë javëve të fundit. Guvernatori i rajonit, Oleh Kiper, deklaroi për televizionin ukrainas se vetëm gjatë muajit korrik, 28 persona janë vrarë nga sulmet ajrore ruse në këtë zonë. Sulmi...
Burimi:
syri.net