Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të kokainës, 35 të arrestuar në Itali në operacion kundër strukturës së lidhur me klanin mafioz Alvaro

Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të kokainës, 35 të arrestuar në Itali në operacion kundër strukturës së lidhur me klanin mafioz Alvaro

Një megaoperacion i autoriteteve italiane ka goditur një rrjet të organizuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës, duke çuar në arrestimin e 35 personave të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale të lidhur me klanin mafioz kalabrez Alvaro. Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit nga mbi 200 efektivë të Karabinierëve, të cilët ekzekutuan masat e sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Reggio Calabria-s me kërkesë të Drejtorisë së Antimafias. Aksioni u shtri në disa qytete italiane, përfshirë Reggio Calabria, Catanzaro, Cosenza, Palermo, Catania, Trapani, Caltanissetta, Torino, Milano, Pavia, Pescara dhe L’Aquila. Sipas hetuesve, organizata kriminale kishte ngritur një rrjet të mirëstrukturuar për importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, përmes portit të Gioia Tauro-s, dhe më pas për...