Goditet mafia shqiptare në Ekuador: Trafikuan 7.5 ton kokainë, 18 të arrestuar, mes tyre “Daci” shqiptar
policia ekuador-njeri nga te arrestuarit EKUADOR- Një operacion i përbashkët midis Policisë Kombëtare të Ekuadorit, Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit dhe Europol-it bëri të mundur çmontimin e një organizate të dyshuar të narkotrafikut me lidhje ndërkombëtare, e cila vepronte nga Ekuadori dhe që dyshohet se ishte e lidhur me struktura kriminale me origjinë shqiptare dhe polake. Operacioni rezultoi me arrestimin e 18 personave, mes tyre dy shtetas evropianë të identifikuar si drejtues të rrjetit. Sipas medias ekuadoriane Expreso, operacioni 'Gran Fénix 0043 - Azkaban', u zhvillua gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes, më 8 korrik, dhe, sipas hetimeve zyrtare, bëri të mundur çmontimin e një strukture që dyshohet se kishte transportuar rreth 7,5 tonë kokainë, me një vlerë të vlerësuar prej 225 milionë dollarësh...
Burimi:
zeri.ai