Goditet karteli i drogës në Greqi, kapen 500 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet shoferi bullgar. Destinacioni ishte…

Goditet karteli i drogës në Greqi, kapen 500 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet shoferi bullgar. Destinacioni ishte…

Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga autoritetet greke në portin e Igumenicës, në një operacion të koordinuar kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Sipas policisë greke, e njohur si (EL.AS), janë sekuestruar rreth 500 kilogramë kanabis hidroponik, i njohur ndryshe si “skunk”, një nga sasitë më të mëdha të kapura ndonjëherë në territorin grek. Droga u zbulua në një kamion me targa bullgare, i cili kishte mbërritur me traget nga Italia dhe kishte si destinacion final Turqia. Shoferi 50-vjeçar bullgar është arrestuar, ndërsa raportohet se nuk po bashkëpunon me autoritetet. Sipas hetimeve, kamioni transportonte zyrtarisht produkte kuzhine, por mes tyre ishin fshehur pako me lëndë narkotike. Operacioni u realizua me ndihmën e një qeni antidrogë dhe u organizua nga strukturat e antidrogës në bashkëpunim...