Gjykatësi francez hap hetime për vrasjen e Khashoggit
Një gjyqtar francez është caktuar për të drejtuar hetimet mbi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, tha sot zyra e prokurorit kombëtar antiterrorizëm (PNAT) Hetimi, mbulon akuzat për torturë dhe zhdukje me forcë, dhe vjen pas një vendimi të 11 majit nga Gjykata e Apelit e Parisit që i konsideroi të pranueshme ankesat e paraqitura nga grupet e të drejtave të njeriut TRIAL International dhe Reporterët pa Kufij, tha PNAT. Khashoggi, kritik i njohur i Qeverisë në Riad, u vra në konsullatën saudite në Stamboll, në tetor të vitit 2018. Inteligjenca amerikane pati deklaruar se besonte që Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman kishte urdhëruar vrasjen raporton Reuters. Princi i kurorës ka mohuar të ketë urdhëruar vrasjen. Arabia Saudite pati thënë se Khashoggi, ish-kolumnist i të përditshmes amerikane, Washington...
Burimi:
syri.net