Gjermania, “zgjidhje inovative” për Ukrainën, Merz propozon anëtarësim “të asociuar” për Kievin në BE
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka propozuar krijimin e një statusi të ri për Ukrainën në Bashkimin Evropian, si një hap të ndërmjetëm drejt anëtarësimit të plotë në bllok. Sipas një letre drejtuar liderëve të BE-së, Merz sugjeron që Ukrainës t’i jepet statusi i “anëtarit të asociuar”, i cili do t’u lejonte përfaqësuesve ukrainas të merrnin pjesë në samitet dhe takimet ministrore të BE-së, por pa të drejtë vote. Kancelari gjerman kërkon gjithashtu që vendet anëtare të BE-së të angazhohen politikisht për të zbatuar klauzolën e ndihmës së ndërsjellë ndaj Ukrainës, me qëllim forcimin e garancive të sigurisë për Kievin. Sipas analistëve, një rrugë më e qartë drejt BE-së mund ta ndihmojë presidentin Volodymyr Zelensky të mbështesë çdo marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë, sidomos nëse...
Burimi:
top-channel.tv