Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në sistemin e taksave, tregun e punës, pensionet dhe administratën publike, me synimin për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të ulur burokracinë. Kancelari Friedrich Merz deklaroi se objektivi kryesor i reformave është ulja e barrës fiskale dhe thjeshtimi i procedurave administrative. Sipas tij, përfituesit më të mëdhenj do të jenë familjet me dy fëmijë, të cilat pritet të kursejnë mbi 600 euro në vit falë lehtësimeve tatimore. Sipas qeverisë, këto lehtësime do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 10 miliardë euro më pak të ardhura nga tatimet. Për të kompensuar këtë mungesë, është parashikuar rritja e taksave për shtresat me të...