Gjeneralët amerikanë dhe kubanezë takim në bazën e Guantanamos, diskutuan për sigurinë operacionale në rajon

Gjeneralët amerikanë dhe kubanezë takim në bazën e Guantanamos, diskutuan për sigurinë operacionale në rajon

Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë dhe kubanez u takuan të premten pranë bazës detare të Guantanamos, në skajin juglindor të ishullit, njoftoi Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM). Gjenerali amerikan Francis Donovan u takua me gjeneralin kubanez Roberto Legra Sotolongo për “një shkëmbim të shkurtër pikëpamjesh mbi çështjet e sigurisë operacionale”, sipas një postimi të SOUTHCOM në Platformën X, i cili u shoqërua me një foto përkatëse. Kuba thuhet se ka shqyrtuar skenarë për përdorimin e dronëve ushtarakë kundër bazës së Guantanamos dhe madje edhe kundër territorit amerikan, sipas raporteve të fundit të medias amerikane. Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Kuba, e cila është rreth 150 kilometra larg Floridës, përbën një “kërcënim të jashtëzakonshëm” për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Në këtë kontekst, ai ka kërcënuar...